19,05,2024

Aliu: Spitali, projekti infrastrukturor më i rëndësishmi në historinë e Ferizajt

Must Read

Vihet gurthemeli i Spitalit të Ri Rajonal në Ferizaj

Odisejada e fillimit të ndërtimit të Spitalit, këtë të enjte mori fund. Pikërisht në këtë ditë u vu gurthemeli i Spitalit të Ri Rajonal të Ferizajt në rrugën “Driton Islami”, përkatësisht tek ish-Tregu i Kafshëve.

Në vënien e këtij gurthemeli morën pjesë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, deputetë të Kuvendit të Kosovës, zëvendësministra në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryetar, Nënkryetar, përfaqësues të komunave për rreth si dhe qindra qytetarë, punonjës shëndetësor e drejtues të institucioneve të ndryshme lokale dhe qendrore.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shprehur se ky projekt i ndërtimit të Spitalit Rajonal të Ferizajt, është nisur qysh në viti 2013, por që kësaj odisejade sot po i vjen fundi.

“Kam kënaqësinë e veçantë që në cilësinë e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, t’iu uroj mirëseardhje në vënien e gurthemelit të fillimit të ndërtimit të Spitalit të Ri Rajonal në Ferizaj, projekt ky infrastrukturor më i rëndësishmi në historinë e Ferizajt, gurthemeli i së cilës gërsheton të kaluarën tonë të lavdishme historike dhe të synimet drejt së ardhmes. Jam këtu, që në emër të gjithë qytetarëve të Ferizajt, të theksoj se ky projekt, ndërtimi i Spitalit të Ri Rajonal në Ferizaj është kthim në vend i drejtësisë së munguar për vite me radhë për Ferizajn dhe rajonin, për mosgatishmërinë që Ferizajt t’i japin këtë vepër publike gjigante në infrastrukturën shëndetësore dhe jashtëzakonisht të nevojshme për qytetarët e këtij rajoni. Nuk mund të nis as ky projekt pa kujtuar lavdinë që pati dhe ka në mesin e gjithë qytetarëve dhe historinë më të re tonën, në periudhat më të hershme, gjatë luftës së fundit për çlirim, Spitali Rajonal i Ferizajt, simboli i shërimit të plagëve të djemve dhe vashave më të mirë të atdheut që u rreshtuan krahë për krahë njëri-tjetrit në Ushtrinë e lavdishme Çlirimtare të Kosovës, për të mbrojtur çdo pëllëmbë të kësaj toke atërore. Atëbotë, në Grykën e Nerodimes, në malet e Jezercit, në betejat e ngadhënjimit mbi egërsinë dhe pushtimin serb, triumfoi emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndihmës të së cilës ishin edhe dhjetëra burra e gra, që mbuluan mantelin e bardhë me njollat e gjakut të lirisë. Nderim të përjetshëm dhe lartësi qiellore për sakrificën e gjithsecilit, kontributin e tyre në kapërcimin e madh historik të kombit tonë. Sot, në rrethana krejtësisht tjera, në lirinë e fituar me gjak e sakrificë, Ferizajt dhe qytetarëve të tij, ndonëse me vonesë të jashtëzakonshme, po i kthehet drejtësia, kujtesa historike e shëmbëlltyra e ndërthurur në Spitalin e Ferizajt. Në rrafshin e politikës ditore, kam insistuar dhe vazhdoj të jem besimplotë se ky projekt gjigand në shëndetësinë lokale është dhe mbetet vepra më e rëndësishme dhe e nevojshme infrastrukturore në periudhën e pasluftës, pajtimi për të cilën është masiv në mesin e qytetarëve. Ndërtimi i Spitalit të Ri Rajonal është lajm i mirë jo vetëm për qytetarët e Ferizajt, por gjithë komunitetin shëndetësor, mjekët dhe infermierët, pacientët dhe familjarët e tyre të cilët do të punojnë, gjegjësisht kryejnë dhe marrin shërbimet mjekësore në kushte krejtësisht moderne, sipas standardeve më të larta të punës dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Siç, theksova më lartë, vonesat e shkaktuara gjatë gjithë këtij procesi, kryesisht qenë të natyrës politike dhe mëkati që rëndoi mbi supet e qytetarëve duhet të marr përgjegjësinë publike. Jam i lumtur sot, që bashkë me ju, akterët kryesor të progresit në këtë projekt, jemi një hap larg hapjes së punimeve të kësaj vepre infrastrukturore dhe përfundimit njëherë e mirë të odisejadës dhe pingpongut politik mes përfaqësuesve të subjekteve politike. Urime Ferizaj, urime mantel bardhëve, urime komunave fqinjve, urime Kosovë” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img