05,05,2024

Aliu solidarizohet me familjet e personave të zhdukur

Must Read

I pari i Ferizajt, Agim Aliu solidarizohet me familjet e personave të zhdukur.
Aliu përmes faqes zyrtare të Komunës së Ferizajt ka publikuar një deklaratë përmes së cilës ka shprehur solidarizimin e tijë me familjet e personave të zhdukur dhe përkrah çdo inisiativë institucionale për zbardhjen e fatit të tyre.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur forcojmë dhe i bashkohemi thirrjes së mbi 1600 familjeve që kanë familjarët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Dy dekada pritje, dënesë e shpresë për ndriçimin e fatit të tyre.

Kjo plagë e thellë në trupin e shoqërisë sonë është dëshmia më e plotë e agresionit që përjetuan familjet tona në robëri.

Solidarizohemi me familjet e personave të zhdukur dhe mirëpresim çdo iniciativë institucionale për zbardhjen e fatit të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img