03,05,2024

Aliu reagon ndaj deklaratave të Svarqës për investimet në Ferizaj

Must Read

Nënkryetari i PDK-së në Ferizaj, Lulzim Aliu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, dhënë gjatë një interviste për Televizionin Tema, për investimet që do t’i bëjë pushteti lokal gjatë vitit 2017 në këtë komunë.

Më poshtë u sjellim të plotë reagimin e nënkryetarit të PDK-së në Ferizaj, Lulzim Aliu.

Po të mos ishte Muharremi!

E paska dhënë një intervistë Muharrem Svarqa për TV Tema dhe paska treguar për projektet që dashka t’i bëjë gjatë vitit 2017.
Qenkan të gjitha projektet që është dashtur të kryhen kohë më parë. E ndonjë edhe që s’mund të kryhet fare.

Muharrem Svarqa ishte vetë dështimi i këtyre projekteve.

Po të mos ishte Muharremi, Spitali Rajonal i Ferizajt tashmë do të përfundonte ndërsa ai paska thënë se sivjet do të fillojë ndërtimi.
E vërtetë kjo sepse, në tri vitet e kaluara, Muharremi ka anuluar projektin e vjetër të paguar 90 mijë euro, ka bërë projekt të ri shumë më të vogël, ka ndërruar lokacionin e ndërtimit e gjithçka tjetër.

Po të mos ishte Muharremi, s’do të gënjente as ministri Zharku.
Ata, të dy, po thonë se do ta fusin hekurudhën nën tokë me kredinë që Kosova ka marrë nga BERZH-i për të meremetuar linjat hekurudhore anembanë Kosovës.
Gënjeshtër e pastër publike.

Po të mos ishte Muharremi, sheshi i qytetit do të kryhej parvjet ashtu siç ka qenë e parashikuar me buxhet të vitit 2014.

Po të mos ishte Muharremi, në vitin 2014 do të ndërtohej edhe nënkalimi për automjete që do të lidhte rrugën Rexhep Bislimi me rrugën e Gremës (Enver Topalli). Ai e hoqi edhe këtë.

Po të mos ishte Muharremi, në vitin 2017 Ferizaj do të ngrohej me gas sepse në vitin 2013 një kompani italiane pat filluar investimin për ngrohtoren e qytetit. Bile, në sheshin e qytetit, ata patën vendosur edhe gypat furnizues.
I tmerroi Muharremi dhe ata ikën.

Po të mos ishte Muharremi, sot, dyqind të rinj ferizajas do të ishin duke punuar në Gjermani. Në vitin 2014 u bë një marrëveshje në mes komunës dhe një kompanie gjermane për të dërguar infermierë në Gjermani.
Ata edhe do të punonin atje edhe do të çertifikoheshin. Komuna do duhej t’ua paguanet këtyre të rinjve vetëm kurset e gjuhës gjermane sepse kjo ishte kusht për realizimin e marrëveshjes.
Muharremi këmbngulte që listën e përfituesve ta bënte vet dhe marrëveshja u prish.

Jam i sigurtë se, po të mos ishte Muharremi, edhe fabrika e trajtimit të mbeturinave tashmë do të ndërtohej. Ka pasur shumë të interesuar.

Po të mos ishte Muharremi, as Gremja dhe Rakajt s’do të mbetnin pa ujë kaq gjatë.

Po të mos ishte Muharremi, varrezat e qytetit do të vendoseshin në Varosh që në vitin 2014, në një vend jashtzakonisht të përshtatshëm e me infrastrukturë të kompletuar. Do të ishte problem i harruar.

Jam shumë i sigurtë, tepër i sigurtë se, po të mos ishte Muharremi, shumë e shumë gjëra në qytetin tonë do të shkonin më mirë.

Sigurisht, po të mos ishte Muharremi, edhe daja Gani do të punonte më mirë.
Edhe rrugët do të ishin më të pastruara sikur mos të ishte Muharremi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img