15,09,2025

Aliu premton mbështetje për fëmijët me Sindromën Down

Must Read

Ferizaj.20.03.2018. Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në takim një grup të fëmijëve me Sindromën Down dhe përfaqësuesit e Qendrës së Kujdesit Ditor “Pema” në Ferizaj. Në këtë takim, drejtuesit e QKD “Pema”, u shprehën të gatshëm të ndihmojnë qeverisjen lokale në trajtimin e problematikave të këtij komuniteti në nivel lokal si dhe zbatimin e projekteve në dobi të rritjes së kujdesit social për këtë komunitet.

Në anën tjetër, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i falënderoi për vizitën e sotme dhe i siguroi mbështetjen e ekzekutivit komunal për projektet e kësaj organizatë dhe kërkesat e prindërve të fëmijëve me Sindromën Down.
Më tutje, kryetari Aliu shprehu vendosmërinë e ekzekutivit komunal për promovimin e kujdesit social dhe rritjen e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, përkatësisht organizatat e tilla komunitare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img