27,07,2025

Aliu: PDK duhet të ndryshojë

Must Read

Ndryshimi i botëkuptimit për politikën dhe për partinë nga ana e atyre që e udhëheqin partinë, është reforma kryesore që duhet ta bëjë PDK-ja.

Po të funksiononte Instituti për studime politike pranë PDK-së, sipas qëllimit për çka edhe është krijuar, Kryetari Veseli do ta kishte shumë më të lehtë reformimin e premtuar dhe të nevojshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përndryshe, une nuk jam ithtar i idesë se një parti politike mund të ndryshojë vetëm duke qenë në opozitë.

Përkundrazi, reformimi duke qenë në pushtet, është shumë më i fuqishëm, më bindës dhe më porosidhënës për elektoratin.

Sido që të jetë e kudo që të jetë, në pozitë a opozitë, PDK duhet të ndryshojë.

Ndryshimi i partisë (reformimi) s’duhet të nënkuptojë vetëm nevojën për ndërrimin apo plotësimin e emrave por edhe ndryshimin e të vepruarit politik brenda dhe jasht saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj, dënime 500 dhe 600 euro

Ferizaj, 27 korrik 2025  Patrulla e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve për shkelje...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img