01,02,2026

Aliu, ngushëllon të gjithë ferizajasit për humbjen e legjendës së hendbollit Sheqer Shllaku

Must Read

Kryetari Aliu, ngushëllon të gjithë ferizajasit për humbjen e legjendës së hendbollit Sheqer Shllaku

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, gjatë ditës së sotme ka ngushëlluar të gjithë ferizajasit, sportistët si dhe familjen Shllaku, me rastin e vdekjes së legjendës së hendbollit ferizajas Sheqer Shllaku.

Postimi i plotë i Kryetarit Aliu:

Lajmi për vdekjen e ikonës së hendbollit ferizajas, punëtorit të palodhshëm sportiv, profesorit të dashur nga të gjithë, Sheqer Shllaku na pikëlloi të gjithëve.

Ferizaj humbi zërin e disiplinës dhe fitores në fushë, modelin e qytetarit dhe familjarin e dashur dhe të përkushtuar.

Gjurma që la Sheqer Shllaku në historinë e vjetër të qytetit të ri është e pashlyeshme në kujtimet e tifozëve, sportdashësve dhe qytetarëve ferizajas.

Ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit!
Ngushëllime qytetarëve dhe sportit ferizajas!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen pesë persona në Kaçanik për tentim të vjedhjes së rëndë

Më 01.02.2026, rreth orës 01:40, policia në Kaçanik ka pranuar informacione se dy persona po tentonin të thyenin dritaren...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img