29,04,2025

Aliu: Kujdes të veçantë institucional për personat me nevoja të veçanta

Must Read

Ferizaj.14.02.2018. Kryetari Aliu ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta në Ferizaj, përkatësisht drejtuesit e shoqatës “Handikos” dhe shoqatës “Hendifer”.

Në këtë takim janë diskutuar një varg çështjesh që shqetësojnë këtë komunitet, me theks të veçantë zbatueshmëria e ligjit për këtë kategori shoqërore dhe kompetencat e komunave për trajtimin e nevojave të këtij komuniteti.

Kryetari Aliu ka siguruar drejtuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta se në mandatin e tij qeverisës, kjo kategori shoqërore do të ketë mbështetjen e nevojshme institucionale si dhe vendimmarrjen e përbashkët në çështjet që preokupojnë këtë komunitet.

Në anën tjetër, drejtuesit e shoqatave të personave me nevoja të veçanta duke uruar kryetarin Aliu për këtë mandat qeverisës, theksuan se bashkëpunimi i këtyre shoqatave me institucionin e komunës është themelor në avancimin e të drejtave dhe mundësive që burojnë nga ligji përkatës për këtë kategori shoqërore.

Vizioni i kryetarit Aliu për këtë komunitet është realizimi i projekteve konkrete në përmbushje të zotimit të tij për kujdes të shtuar institucional dhe mbështetje reale ndaj kategorive të ndryshme shoqërore, në këtë rast komunitetit të personave me nevoja të veçanta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 27.04.2025, rreth orës 15:10, në rrugën "Gjon Sereqi" në Ferizaj, ka ndodhur një rast i lëndimit të rëndë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img