11,01,2025

Aliu: Ka ligje që miratohen për interesa të ngushta

Must Read

Derisa Kosova po shënon 9 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së vendit, drejtues të Kuvendit Komunal në Ferizaj, ankohen se Kushtetuta si e tillë shpesh e lë në udhëkryq punën e nivelit lokal.

Faruk Guri, kryesues i Kuvendit të Ferizajt, e sheh si nevojë emergjente ndryshimin dhe harmonzimin e disa ligjeve.

“Ne për shembull kemi një kolozion të ligjeve, në mes të ligjeve për financa publike dhe ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Ligji i këtyre kategorive parasheh lirimin e familjeve të këtyre kategorive nga disa obligime e taksa, por në anën tjetër, ligji i financave nuk e parasheh një gjë të tillë, kështu që këtu kemi ndeshje që shpesh na vënë në pozitë të keqe edhe neve si nivel lokal, por jo vetëm ky ligj, ka edhe tjerë që s’janë fare të harmonizuara me njëra tjetrën, prandaj unë kërkoj nga deputetët e Parlamentit që ta kryjen punën e vet duke nisur iniciativa për harmonzimin e ligjeve që ka nevojë”, thënë Guri për Televizionin Tema..

Për ndryshime dhe plotësime të ligjeve, shprehet edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Agim Aliu. Ai madje thotë se kaq shumë vjet pas miratimit të Kushtetutës, vendi po përballet me ligje të miratuara aty për aty, duke iu përshtatur interesave të ngushta.

“Do të duhej që Kuvendi të kishte një agjendë më të ngjeshur në mënyrë që sa më shumë ligje të plotësohen dhe të ndryshohen, pasi që shumë shpesh ka ligje që ne kemi përfituar nga momentumi që ne i kemi partnerët ndërkombëtarë këtu, por ka edhe ligje të caktuara që me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve nuk përshtaten me agjendën qytetare dhe nevojat që kemi ne si shoqëri dhe politikë. E keqja është se zakonisht paraqiten si nevoja emergjente disa ligje dhe në fakt nuk kanë ndonjë emërgjencë të caktuar dhe pikërisht kjo ndodh nga ndërhyrjet, qoftë nga jashtë apo brenda. Kështu që unë kujtoj që Kuvendi duhet ta ketë një agjendë të vetën dhe deputetet të jenë ata që duhet të kërkojnë ndërhyrjen për ndryshim të ligjeve apo plotësim të tyre”, është shprehhur Aliu për Televiozionin Tema.

Por pavarësisht kësaj, deputeti Agim Aliu, bën thirrje tek drejtuesit e institucioneve që ligjet në fuqi, çfarëdo qofshin ato, mos të shkelen.

“Ajo që do të duhet të ndodhte është të shtohet përgjegjësia e të gjithë nëve, qoftë e institucioneve lokale, qoftë e atyre qendrore, për të respektuar ligjet dhe Kushtetutën që është në fuqi, sepse është për të ardhur çudi që është një gatishmëri kaq e madhe për t’u mos respektuar Kushtetuta dhe ligji”, theksoi Aliu.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente trafiku: një person i vdekur dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img