11,09,2025

Aliu i gatshëm për bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit

Must Read

Ferizaj.23.01.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi janë diskutuar një mori çështjesh që përfshihen në misionin e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Në këtë takim poashtu u bisedua edhe për rolin e institucionit të komunës dhe bashkëpunimin me Institucionin e Avokatit të Popullit për mbrojtjen e të drejtës ligjore të personave fizik dhe juridik pranë autoriteteve publike, promovimit të barazisë, mosdiskriminimit si dhe zbatimit të plotë të legjislacionit në fuqi që garanton liritë themelore dhe të drejtat e njeriut.

Kryetari Aliu u zotua për rritje të intensitetit të bashkëpunimit me Institucionin e Avokatit të Popullit, si adresë e parë e pavarur për trajtimin e kërkesave të qytetarëve që hyjnë në fushë veprimtarinë e institucionit përkatës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img