Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një intervistë për Front Online ka thënë se gjatë këtij mandati qeverisës ka tejkaluar planet dhe projektet që kanë qenë të parapara të realizohen në këtë periudhë.
Projekti më madhorë dhe më i rëndësishëm është ai i bashkimit të qytetit, dhe vetëm kostoja e nënkalimit kryesor ka qenë 4.5 milionë euro.
“Ajo që është e veçantë e zotimeve, premtimeve dhe e projekteve që ne i kemi zhvilluar dhe që kanë qenë e vazhdojnë të mbeten unike për Republikën e Kosovës është projekti i bashkimi të qytetit që i ka disa nënprojekte, duke përfshirë disa nënkalime. Kosto ka qenë 4 milionë e gjysmë nënkalimi kryesor ndërsa të tjerat janë me vlera të tjera është fjala po bie nënkalimi te “Plus Marketi” siç i themi ne këtu në Ferizaj, është në vlerën afërsisht një milion e gjysmë dhe afërsisht 1 milion është nënkalimi vazhdues ai që është vetëm për këmbësorë”, ka thënë Aliu.
Në këtë intervistë për Front Online, Aliu ka thënë se do të vazhdojë të punojë që Ferizajn ta bëjë një qendër të rëndësishme urbane në Republikën e Kosovës.
“Ferizaj fatkeqësisht është një prej qyteteve të mëdha që ka trashëguar një trashëgimi urbane jo të mirë për kapacitete të cilat do të duhej t’i kishte si Ferizaj dhe për atë që është si qytet atraktiv për të ardhur dhe për të jetuar sepse dihet fakti se Ferizaj dikur ishte qytetit i shtatë në Republikën e Kosovës ndërsa sot është qyteti i tretë për nga numri i banorëve dhe i dyti për nga zhvillimi”, tha ai për Front Online.
Agim Aliu: I kam tejkaluar planet dhe projektet në këtë mandat qeverisës
Kreu i Ferizajt thotë se ka tejkaluar edhe planet në ndërtimin e shkollave në këtë komunë. Nga dy sa kishte premtuar për këtë mandat qeverisës, ai ka arritur të ndërtojë 5 shkolla derisa synon që shpejt të nisin përgatitjet edhe për ndërtimin e shkollës së gjashtë.
“Pavarësisht faktit që ju kam premtuar dy shkolla tashmë në kemi filluar të pestën dhe po besojmë që të fillojmë të gjashtën, unë do të veçoja është shkolla ‘Model’ që është duke u ndërtuar në ish- hapësirën e stadiumit të Ferizajt e cila saktësisht është dëmtuar respektivisht dhe është shkatërruar nga një projekt i dështuar i së kaluarës dhe ne është dashur ta ridizajnojmë dhe të fillojmë një shkollë e cila në fakt do e realizojë edhe një pjesë të zotimeve të mia”, tha Aliu për Front Online.
Kryetari i Ferizajt: S’ka bujk që nuk e ka ndihmuar Komuna
Mbështetja e Komunës nuk ka munguar edhe për bujqit e kësaj ane. Aliu thotë se nuk ka bujk në Ferizaj i cili nuk është ndihmuar nga Komuna.
“Subvencione dhe mbështetje të jashtëzakonshme financiare për sektorin e bujqësisë jam shumë i lumtur po ashtu që kamë mbështetur këtë sektor dhe pothuajse nuk ka fermerë, bujk të Ferizajt i cili nuk e ka ndjen dorën e mbështetjes së qeverisjes që unë drejtoj. Do të vazhdojmë edhe më tutje mbështetjen për fermerët respektivisht bujqit tanë”, ka thënë ai për Front Online.
E, kur e mori mandatin qeverisës, Aliu thotë se Komunën e gjeti në gjendje aspak të mirë. Ai thotë se Komuna kishte shumë obligime financiare të trashëguara nga qeverisje e kaluar.
“Ne kemi pasur obligime në KOSTT prej 40.8 milionë euro, që praktikisht nënkupton buxhetin 4 vjeçar të komunës për investime kapitale, por falë këtij angazhimi, falë ekipit tonë dhe falë mbështetjes së Qeverisë së Kosovës që jam shumë falënderues, ne kemi realizuar projekte të cilat i përmenda më lartë të cilat janë tepër të veçanta falë edhe këmbëngulësisë tonë për realizimin e atyre projekteve”, tha Aliu për Front Online.
Për të gjitha këto projekte, i pari i Ferizajt thotë se përkrahjen e gjeti në Qeverinë e Kosovës.
“Të gjitha këto projekte janë me investim qind për qind nga Qeveria e Kosovës, atë që thash më lartë sepse ne kemi pasur shumë obligime të trashëguara, por ajo që kam paraqitur si projekte i kam prezantuar para Qeverisë dhe sigurisht se me këmbëngulësinë tonë dhe mbështetje e Qeverisë, ne kemi siguruar mbështetje të këtyre projekteve dhe jam i lumtur se kemi marrë këtë mbështetje”, ka thënë Aliu për Front Online.
Mbështetja e Komunës nuk ka munguar edhe për bujqit e kësaj ane. Aliu thotë se nuk ka bujk në Ferizaj i cili nuk është ndihmuar nga Komuna.
“Subvencione dhe mbështetje të jashtëzakonshme financiare për sektorin e bujqësisë jam shumë i lumtur po ashtu që kamë mbështetur këtë sektor dhe pothuajse nuk ka fermerë, bujk të Ferizajt i cili nuk e ka ndjen dorën e mbështetjes së qeverisjes që unë drejtoj. Do të vazhdojmë edhe më tutje mbështetjen për fermerët respektivisht bujqit tanë”, ka thënë ai për Front Online.
Për më tepër shikoni videon e plotë