Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se punon që qyteti të zhvillohen dhe të ndryshojë në të mirë të të gjithë qytetarëve.
‘Ne kemi fituar edhe një grant për ambientin nga GIZ-it gjerman dhe MMPH-ja. Ne dëshirojmë që të ndryshojmë edhe mentalitetin e kompanive publike. Ne do të dëshirojmë të ndryshojmë mendësinë “, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Aliu bëri me dije se për qytetarët do të rriten shërbimet publike. Me marrjen e detyrës së kryetarit, Aliu ka filluar më shumë projekt që mund të shihen edhe nëpër qytet. “Ne kemi hequr edhe tezgat nëpër qytet. Ne sheshin e kemi kthyer tek qytetarët e Ferizajt”, tha ai.
Deri më tani Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është shquar se i pari i një komune që ka marrë vendime për të konfiskuar produkte me afat të skaduar. ‘Ne me këto aksione po i tregojmë qytetarëve se jemi për ta dhe po punojmë që të kemi sigurinë në ushqime”, tha ai.
Sipas tij edhe në të ardhmen do të angazhohet që të merren vendime të ndryshme që do të kenë impakt pozitiv në zhvillimin e Ferizajt.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bëri me dije se në qershor do të fillojë ndërtimi i spitalit. ‘Ky është muaji i lirisë së Kosovës dhe të Ferizajt. Ky është kapitull i mbyllur. Kurse do të ketë një projekt gjigant, që ka të bëj më bashkimin e qytetit”, theksoi ai./RTK
I pari i Ferizajt vlerësoi se një problem i madh është edhe ai i hekurudhës.