29,07,2025

Aliu: Do të fitoj edhe më bindshëm në balotazh

Must Read

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka fituar mbi 39 për qind të votave në raundin e parë, nuk e ka asnjë dilemë se do të jetë kryetar i kësaj komune.

Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai ka thënë se në balotazh vetëm se do ta shtojë diferencën e votave në raport me kundërkandidatin nga radhët e LDK’së, Muharrem Svarqa.

Ky i fundit, sipas Aliut, nuk e ka asnjë shans ta përmbys rezultatin më 19 nëntor.

Aliu ka treguar se është në kontakt me të gjitha subjektet politike për ta mbështetur në raundin e dytë, duke mos përjashtuar në këtë drejtim as Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt shpallë konkurs për operator transportues për linjën Urbane D

Ferizaj, 29 Korrik 2025 – Komuna e Ferizajt, përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjenca, ka shpallur zyrtarisht organizimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img