09,05,2025

Aliu: 20 vjet nga masakra makabre. Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfoj!

Must Read

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, sot në 20-vjetorin e e masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat serbe, duke kujtuar viktimat ka theksuar që , masakra e Reçakut  ka thënë se  këto masakra makabre ndaj 45 civilëve shqiptarë në Reçak,  Kosova nuk i harron, drejtësia do të triumfoj!

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:

20 vjet nga masakra makabre ndaj 45 civilëve shqiptarë në Reçak!

45 dëshmorët dhe martirët e Reçakut, njomën me gjakun e tyre, tokën e shtrenjtë stërgjyshore, krejt pafaj në pragun e shtëpisë, të paarmatosur ndaj çmendisë barbare serbo-sllave që synoi shfarosjen e një populli të tërë. Klithmat e lirisë të të pafajshmëve që dhanë kushtrimin e gjenocidit kudo në botë,rëndojnë edhe sot.

Mirënjohje e përjetshme e popullit shqiptar të Kosovës për ambasadorin William Walker, që i kumtoi botës gjenocidin ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe gjithë qendrave të vendosjes ndërkombëtare të prirë nga SHBA që ruajtën dhe shpëtuan substancën tonë kombëtare. Lufta e djemve dhe vashave më të mirë të kombit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vendosi drejtësinë, solli lirinë!

Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfoj! 
Lavdi!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Lidhet marrëveshje tripalëshe, gjobat e trafikut shpërndahen përmes postës

U nënshkrua marrëveshje mes Komunës së Ferizajt, Postës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në Ferizaj, për kryerjen e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img