07,07,2025

Alisson: Te Liverpool, që tani ndihem si në shtëpi

Must Read

Liverpool pagoi një shumë rekord për portierin brazilian duke e marrë nga Roma për 73 mln euro dhe tani i është bashkuar ekipit të Klopp në Francë.
“Ka qenë një ditë e bukur të cilën e kam pritur me padurim,” shprehet Alisson për faqen zyrtare të Liverpool.
“Kam shijuar disa ditë të mirë pushimi me familjen por mezi po prisja të filloja sezonin e ri. Është dita e parë por ndihem si në shtëpinë time.”
Edhe shoku i ekipit Roberto Firmino është rikthyer me ekipin ditën e martë dhe mund të luajë një rol në dy miqësoret e mbetura të Liverpool ndaj Napolit dhe Torinos.
Të kuqtë do ta nisin sezonin ndaj West Ham më 12 gusht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shpallë të pavlefshme certifikatën e biznesit

Valon Kleqka nga Ferizaj shpallë të pavlefshme certifikatën e biznesit "VALON KLEQKA" B.I me NUI:810126145, lëshuar nga ARBK

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img