02,01,2026

Ali Ahmeti: Nuk heqim dorë nga gjuha shqipe

Must Read
Ali Ahmeti

Gjatë takimit që ka zhvilluar sot në Shkup me Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristinë Althauser, Ahmeti ka thënë se BDI nuk është e interesuar që të hyjë në qeveri me çdo kusht dhe nuk ka përjashtuar mundësinë e mbetjes në opozitë nëse nuk pranohen kërkesat e tij.

Ahmeti foli edhe për bazën e gjerë të konsultimeve që po zhvillon, jo vetëm në parti, vend e rajon, por edhe në qendrat kryesore të vendosjes mbi situatën në të cilën gjendet vendi përballë nevojës për formim të qeverisë, por edhe përballë zhvillimeve gjeopolitike, shkruan “Alsat M”.

Me këtë rast Ahmeti theksoi nevojën e përkrahjes gjermane për integrim euroatlantik dhe për zhvillim të reformave në vend duke theksuar që gjuha shqipe, reformat sistemore dhe integrimi në NATO dhe BE mbeten prioritete absolute dhe të panegociueshme për BDI-në. /albeu.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës mbajti mbledhjen e parë me legjislaturën e re

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img