25,10,2025

“Albumi pianistik” i krijuesit Shaban Ratkoceri, vepër e mirëfilltë muzikore

Must Read

Një libër me vlera të rralla artistike po vlerësohet nga kritika albumi pianistik i krijuesit, Shaban Ratkoceri, i cili ditë më parë doli nga shtypi.

Opusit të veprave muzikore këtyre ditëve i është shtuar edhe një album pianistik i krijuesit ferizajas, profesorit të muzikës Shaban Ratkoceri.Kjo është vepra e tretë artistike e tij, ndërsa gjatë një bisede, autori thotë se ajo është pritur mirë nga kritika dhe se ky album u dedikohet nxënësve dhe studentëve të muzikës.Paralajmëron edhe projektet tjera, teksa shprehet se është tepër sfiduese të merresh dhe të botosh vepra vepra të mirëfillta muzikore.

Dashamirët e muzikës këtyre ditëve e kanë mundësinë që të njihen me librin më të ri të profesorit të muzikës Shaban Ratkoceri,. Ky libër ditë më parë doli nga shtypi dhe përbën librin e tretë në opusit krijues të autorit.Gjatë një bisede për Televizioni Liria profesor Shaban Ratkoceri, fletë për librin dhe vlerat e tij duke thënë se në esencë libri përbën një album pianistik me krijimet e tija muzikore
Për më tepër profesori Shaban Ratkoceri, shprehet si ky është libri i pari i këtij lloji në Kosovë dhe se është pritur mirë.Shpjegon se u dedikohet nxënësve dhe studentëve të muzikës.
Në këtë kohë kur antivlera ka zë vend, botimi i një libri me vlera artistike është sfidë ne vete, thotë autori.Madje shton se vetëm vullneti dhe dëshira për tu marrë me muzikë i tejkalon vështirësitë.
Ndryshe, opusi krijues i tij pritet të rritet edhe me veprat tjera artistike.Profesori Shaban Ratkoceri thotë se ka edhe projektet tjera,ndërsa botimin e kësaj libre e ka mundësuar Drejtoria për Kulturë e Ferizajt,trasnmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img