30,10,2024

Albin Kurti: AAK e pranoi “Alterantivën”, pastaj u tërhoq

Must Read

albin-kurti-foto-xhemail-sllovinja-18-650x358

Albin Kurti i Vetëvendosjes, ka thënë sonte se kjo parti nuk ishte e ftuar të jetë pjesë e marrëveshjes të nënshkruar ndërmjet AAK-së dhe Nismës për koalicion parazgjedhor.

Kurti i ftuar në OraNews, ka thënë se VV-ja kishte propozuar një platformë të re politikë të quajtur “Alternativa”, por që sipas tij kjo nuk është pranuar në fund nga AAK-ja.

“Këtë ide më 7 mars e kishte pranuar AAK-ja, por më 16 mars kjo parti u tërhoq, por jo edhe Nisma”, tha Kurti, transmeton Indeksonline

Sipas tij, pas gazit dhe protestave, opozita kishte nevojë për një ombrellë të re të quajtur “Alternativa”, mirëpo që sipas tij, kjo u kundërshtua nga AAK-ja.

“AAK-ja më 16 mars na tha se nuk mund të pranojmë që alternativa të jetë politike dhe nuk ishin shumë dashamirës ndaj shoqërisë civile”, tha tutje Kurti.

Më pas ai tha se ndarja e opozita do t’i shtyjë edhe mbajtjen e zgjedhjeve, transmeton Indeksonline.

“Jemi të brengosur për kontaktet që AAK-ja i ka vendosur me njerëzit e qeverisë. Ka një lloj flirti me pushtetin në Kosovë dhe uroj që marrëveshja e koalicionit ndërmjet AAK-së dhe Nismës të mos jetë në atë drejtim”, ka thënë tutje ish kryetari i Vetëvendosjes, duke shtuar se ka një raport të ri ndërmjet Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Tutje Kurti ka thënë se megjithë bashkimin e AAK-së dhe Nismës ata i kanë 14 deputetë, kurse Vetëvendosje i ka 17.

Ai po ashtu ka thënë se pa Vetëvendosjen në qeverisje nuk ka ndryshime të vërteta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img