27,12,2024

ALARMUESE: Nga java tjetër Kosova në terr

Must Read

24.12.2017. Nga java tjetër, Kosova do të futet në krizë të thellë energjetike.

Kështu kanë theksuar për Gazetën Blic burime të afërta me KEK-un.

Kjo krizë energjetike do të ndodhë për shkak të vonesës së stërzgjatur të shpronësimeve në Shipitullë, gjë që ka shkaktuar mungesë të madhe të thëngjillit për termocentralet Kosova A dhe B.

“Edhe ashtu ka kohë që KEK është duke prodhuar me gjysëm kapaciteti, ndërsa pjesë tjetër e energjisë është duke u siguruar nga importi”, thonë këto burime
Ndërkohë siç edhe dihet importi i rrymës gjatë kohës së dimrit është shumë i shtrenjtë.

Merret vesh se kostoja e importit gjatë muajve nëntor dhe dhjetor ka qenë nga 60-100 euro Megavati, ndërkohë që kosto e rrymës së prodhuar nga KEK është rreth 28 Euro për Megavat.

Kurse, para disa ditësh, ministri I Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kishte deklaruar se për shkak të këtij çmimi të lartë të importit, do të duhej rishikuar tarifat, gjë që nxiti protesta të shoqërisë civile.

Edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shtrejntimin e energjisë elektrike.

Me të ardhë në krye të qeverisë, Haradinaj kishte arritur marrëveshje me banorët e fshatrave Hade dhe Shipitullë, për shpornësimin e pronave të tyre, në mënyrë që KEK-u të vazhdojë me prodhim të energjisë elektrike, por që banorët e këtyre fshatrave tash kanë kushte shtesë./ZËRI.INFO

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img