24,11,2024

Alarmante, çmimet e vajit arrin deri në 3.49 euro një litër vaj

Must Read

Qytetarët janë duke u përballur me çmime jashtëzakonisht të larta të produkteve ushqimore.

Përpos rritjes së çmimit të faturës së energjisë elektrike si dhe rritjes së çmimeve në derivate, kosovarëve po u del problem edhe më tepër me produktet ushqimore.

Një shishe vaj tashmë ka arritur në çmimin 3 euro e 49 cent.

Shqetësuese e padyshim e papërballueshme është kjo situatë e krijuar për qytetarët duke pas parasysh standardin jetësor të cilin e ka.

Madje kryeministri Albin Kurti dje është munduar të arsyetohet për këto çmime duke përmendur luftën në Ukrainë.

Por shumë prej marketeve të cilat po rrisin çmimet vazhdojnë të marrin produktet me çmimet që merrnin më herët, por kanë rritur çmimin në shitje.

Kësisoj 3 euro e 49 cent për një shishe vaj për secilin qytetar në Kosovë është jashtëzakonisht e papërballueshme.

Vaji si mielli, kripa e disa produkte të tjera esenciale janë duke u shitur në çmime jashtëzakonisht të larta.

Në një konferencë për media, dje kryeministri Kurti ka konfirmuar se disa markete po keqpërdorin situatën duke bërë çmime të larta të produkteve pa asnjë shkak të këtyre rritjeve.

Kurti sot do të vizitoj nga fabrikë të vajit në Gjilan ku pritet të sjellë detaje të reja për situatën me furnizim të këtij produkti në vend.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img