03,05,2024

AKV “Kastriotët” po përgatitet për jubileun

Must Read

Në një pritje nga kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, kryesia e AKV “Kastriotët”, këshilli organizativ dhe ish-kryetarët e ansamblit, bënë të ditur se po bëhen përgatitjet që sivjet të shënohet solemnisht 50-vjetori i funksionimit të këtij ansambli, si pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të Ferizajt.

Kryetari i AKV “Kastriotët” , Xhevdet Shabani, tha se janë formuar të gjitha trupat që do të përgatisin aspekte të veçanta të projektit për shënimin e jubileut të Kastriotëve. Ai bëri të ditur se përgjatë gjithë vitit do të ketë aktivitete që do ta shënojnë përvjetorin e 50 të veprimtarisë së ansamblit më të njohur muzikor të Ferizajt.

Shabani tha se aktivitetet kryesore do të jenë përgatitja e një monografie, një ekspozitë me fotografi për rrugëtimin 50-vjeçar të ansamblit, një akademi solemne me promovimin e pikave të reja koreografike dhe një spektakël përmbyllës më 27 nëntor.

Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, e përgëzoi kryesinë e AKV “Kastriotët” për punën rreth përgatitjeve për shënimin e jubileut dhe falënderoi ish-kryetarët e ansamblit për kontributin e dhënë gjatë pesë dekadave.

Kryetari i Ferizajt u shpreh i gatshëm të marrë përsipër obligimet që ia ngarkon kryesia e ansamblit, si dhe mbështetjen financiare, aq sa lejojnë mundësitë buxhetore. Ai tha se pushteti lokal po punon që Ferizaj të jetë konkurrent me qytetet e mëdha shqiptare në aspektin e zhvillimeve kulturore.

16265333_1411080555593430_7592406086242755977_n 16174536_1411080558926763_6334800479293325565_n 16174641_1411081452260007_734387156689728374_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img