29,01,2025

Aktori serb letër ministrit të Serbisë: Bëhuni njeri, urojani Vokrrit pranimin në FIFA

Must Read

Një aktor serb i quajtur Cedomir Petroviq i ka shkruar një letër ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq duke i thënë që t’ia zgjatë dorën Fadil Vokrrit dhe t’i urojë pranimin në FIFA dhe të lërë anash luftën dhe inatin politik, njofton Dialogplus.ch.

Petroviq shkruan se futbollistët e Kosovës dhe fansat e futbollit në Kosovë e meritojnë si gjithë të tjerët të gëzohen dhe të garojnë në nivele të barabarta me të gjitha shtet tjera.
Madje ai shkruan se do të ishte mirë që Serbia të ndihmonte Kosovën në këtë proces e mos ta pengonte, duke treguar kështu vullnetin e saj për dialog e përmirësim marrëdhëniesh.

Aktori i njohur serb i kujton ministrit të Serbisë se pro Kosovës votuan 141 shtete dhe kjo tregon më së miri çfarë debakli ka pësuar Serbia duke u mbështetur vetëm nga 23 shtete.

Në fund Petroviq shkruan edhe për sukseset e Vokrrit si futbollist dhe kontributin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 25.01.2025, rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një rast të lëndimit trupor (therje me thikë)...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img