Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet e saja në zbatim të
vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së, për masat e përgjithshme dhe të veçanta
për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19.
Ekipe të përbashkëta të policisë dhe inspektorëve të AUV-ut , kanë shtuar aktivitetet
në rajonin e Ferizajt.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, gjatë periudhës 20-26.12.2021 përveç vërejtjeve
policore, kontrollimit të 91 lokale, policia ka shqiptuar 538 gjoba ndaj qytetarëve të
cilët nuk i kanë respektuar masat si në vendim.
Apelojmë tek qytetarët dhe pronarët e lokaleve, që ti respektojnë masat e parapara
ligjore me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre dhe shëndetit publik.
Ndërkaq, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të
bashkëpunojnë me policinë dhe nëse kanë informacione se persona, apo vende të
caktuara nuk respektojnë masat Anti-Covid-19, të lajmërojnë menjëherë policinë,
stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në
numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406, dhe policia do të marrë të
gjitha masat e nevojshme , sipas ligjit antiCovid-19.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.