12,07,2025

Aktivitete të shumta po mbahen në kuadër të Ditëve të Kulturës në Ferizajt

Must Read

Në kuadër të Ditëve të Kulturës, Njësia për Trashëgimi dhe Muze, ka organizuar një prezantim, temë trajtimi pati veshjet tradicionale të trevave shqiptare.

Hapjen zyrtare të këtij aktiviteteti e ka bërë drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati-Shabani, ndërkaq një ligjërate ka mbajtur dr.Drita Halimi Statovci profesoreshë universitare,  e cila ishte së bashku dr.Zanita  Halimi profesoreshë e antropologjisë.

Pjesë e kësaj ngjarje kulturore, ishte edhe rapsodi i njohur ferizajas Nazmi Hajdari i cili këndoi disa këngë folklorike me lahute.

Ndërkaq sonte ne kuadër të Ditëve të Kulturës, ne teatrin e qytetit “Adriana” do të ketë shfaqje teatrale “Kontrolli dhe makina e dashurisë”, duke filluar nga ora 20:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img