Në një konference për shtyp drejtori për Kulture Rini e Sport, Naim Ferati ka bërë të ditur se në shënim të ditës së Pavarësisë së Kosovës do të ketë aktivitete të shumta.
Ferati ka bërë të ditur se aktivitetet për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës tashmë kanë filluar me turniret në ping pong, shah, futsal dhe karaoke.
“Përveç turnireve është planifikuar edhe një orë letrarë,një ligjëratë për trashëgimin kulturore dhe shfaqja teatrore “Psikozë 4:48” të cilat do të zhvillohen ditën e mërkurë. Për ditën e Enjte janë paraparë turniri në volejboll-femrat, dokumentari “Pavarësia e Kosovës” , një ekspozitë kolektive si dhe koncerti nga banda frymore nga Shkodra. Ndërsa në ditën e Pavarësisë do të bëhen homazhe tek varrezat e Dëshmorëve, pastaj është shfaqja teatrore për fëmijë “Detarët e vegjël” ndërsa në bulevardin e qytetit do të mbahen koncerte nga grupe të ndryshme” ka thënë Ferati.