19,11,2024

Akti terrorist i Zelandës së Re rrezik për sigurinë globale dhe për Kosovën!

Must Read

‘’Dy gjëra nxit ky rast, dëshirën e flaktë për të vrarë dhe urrejtjen ndërfetare. Kjo ngjarje,mund të ketë efekt të lartë të mobilizimit të individëve dhe grupeve terroriste, ngaqë zgjon nga gjumi terroristët e fjetur kudo nëpër botë dhe mobilizon ata si kurrë më parë. Prandaj, duhet të trajtohet me seriozitet të lartë ky rast’’
Rasti i Zelandës së Re dhe shumë raste të tjera terroriste të ndodhura kudo në botë, kanë shpërfaqur ndikimet e forta të çoroditjeve radikale. Rastet e tilla, nëpërmjet debateve e komenteve të ndryshme nëpër rrjetet sociale shpërfaqin dëshirat vrastare që janë të fshehura brenda disa kokave që vetëm tek atëherë kur të ndodhin raste të tilla zgjohen dhe zbulohen.
Aktualisht nuk dihet me saktësi sesa individ janë të gatshëm të kryejnë akte terroriste, por ajo që dihet me siguri është fakti se, mendje radikale e terroriste posedon çdo shtet brenda vetes. 

Rasti i Zelandës së Re mund të provokoj aq shumë urrejtje ndërfetare apo dëshirë të flaktë për të vrarë, saqë të shtohen aktet gjakderdhëse si kurrë më parë.

Tek urrejtësit e myslimanëve nxit guximin dhe dëshirën për të vazhduar dhe të tjerë individ apo grupe me akte të tilla, ngase mënyra dhe motivi i rastit të Zelandës së re, brenda vetës përmban heroizëm, pra, vrasësi në sytë e disa të rinjve të manipuluar të krishterë shihet si një hero i vërtet dhe kjo pastaj nxit dhe të tjerët ta arrijnë stadin e ‘’heroit’’.

Ndërsa, tek pjesa tjetër, te urrejtësit e krishterëve, nxit urrejtje të jashtëzakonshme dhe gjithashtu nxit dëshirën për t’u hakmarrë. Këtu mund të hynë në lojë jo vetëm individ (ujku vetmitar), por mund të aktivizohen si kurrë më parë dhe grupet e ndryshme terroriste e të shkaktojnë aq shumë viktima, saqë niveli i frikës tek njerëzit të shtohet aq shumë sa askush në botë të mos ndihet i sigurt që të ecë në vende publike.

Tek urrejtësit e krishterëve (te individët me bindje radikale dhe te grupet terroriste) shtohet edhe një argument më shumë në favorin e tyre, e që nëpërmjet këtij argumente ata joshin dhe mashtrojnë të rinjtë gjëja se, të krishterët po duan ta shuajnë fenë islame.
Në situatën e krijuar pas aktit terrorist në Zelandën e Re, që për shumë kënd mund të jetë dhe diçka krejtësisht jo serioze, ajo që detyrohen të bëjnë kompetentët është: të organizojnë debate televizive me persona që njohin çështjet fetare (imam, priftërinj e njohës të tjerë), me qëllim që nëpërmjet mesazheve të ndikohet në demantimin e ideologjive radikale me argumente të mirëfillta fetare në të dyja fetë.

Mos të harrojmë se, ideologjia e mbrapshtë demantohet vetëm me kundër ideologji apo nëpërmjet bindjes. Gjithashtu, mediat duhet të jenë më të kujdesshme në situata të tilla, sepse një lajmë i pamatur që publikohet për publikun, mund të bartë me vete pasoja tejet serioze, e sidomos në vendin tonë ku për çdo çast, pa reshtur, armiqtë e shtetit mundohen të hedhin benzinë në zjarr.
Duke vepruar në këtë mënyrë, parandalohet cenimi i sigurisë në vend, ngase i mbyllen dyert e propagandave destruktive ndërfetare, që pas rastit të Zelandës së Re, po që se nuk menaxhohet kjo situatë ashtu siç duhet, rreziku i përdorimit të kësaj situate nga propaganduesit
qëllim këqij është shumë i lartë. 

Prandaj, të mobilohet kleri fetar, organet e sigurisë, mediat mësimdhënësit dhe prindërit etj, ngase vetëm me një mobilizim të tillë, mund ta ruajmë sigurinë publike në vend dhe gjithashtu ta ruajmë tolerancën ndërfetare.
Shkruar nga Shkelzen Marevci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img