07,07,2025

Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet E.S. dhe V.H, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Trafikimi me njerëz” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale”. 

Sipas njoftimit E pandehura V.H. dhe i pandehuri E.S. kanë trafikuar seksualisht vajza, përfshirë të mitura, në këmbim të 50 deri në 400 euro, para të cilat thuhet se i kanë ndarë në mënyrë të barabartë për vete. 
“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht i vitit 2024 e deri  me datën 15.03.2025 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, Ferizaj, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që, fillimisht e pandehura V.H., fton të dëmtuarën në banesën e saj për të banuar përkohësisht, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre i’u ofrojnë vajza për shërbime seksuale, saktësisht viktimën e  mitur, duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bëjnë marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit e akuzuara për këtë rast ka trafikuar edhe motrën e saj 16-vjeçare. 

“Në periudhën e njëjtë kohore dhe në lokacionin e njëjtë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që fillimisht e pandehura fton të dëmtuarat e në mesin e tyre e merr edhe të dëmtuarën, motrën e saj, e moshës 16 vjeçare, nga shtëpia e saj dhe e dërgon në banesën e saj për të banuar përkohësisht, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë vajza për shërbime seksuale, saktësisht të miturën, duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bëjnë marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro,  e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale”, thuhet në njoftim. 

Ata akuzohen edhe për trafikimin e një 17-vjeçareje. 

“Kurse, me datën 16.03.2025 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë pn, Ferizaj, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që, fillimisht e pandehura fton të dëmtuarën e moshës 17 vjeçare për të banuar përkohësisht në banesën e saj, e pastaj në koordinim të plotë edhe me të pandehurin, përmes kanosjes dhe përdorimit të forcës, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofrojnë femra për shërbime seksuale, saktësisht të dëmtuarën e mitur, ku e njëjta ishte detyruar se bashku të dëmtuarat e tjera, të hyjnë brenda në vilë të kryejnë shërbime seksuale duke u siguruar të njëjtave, klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, në vlerë prej 50 Euro deri 400 Euro, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete, duke i ndarë në mënyrë proporcionale, dhe posa dalin nga vilat, aty të pandehurit i marrin me veturë, nga aty vazhdojnë për në drejtim të qytetit të Prishtinës ku ndalen përsëri në motel kinse për të pushuar, derisa e dëmtuar arrin t’i dërgoj një audio-mesazh të dashurit të saj, dhe falë intervenimit të policisë arrijnë që të pandehurit t’i arrestojnë, ndërsa e dëmtuara kërkon ndihmë mjekësore për shkak gjendjes tejet të rënduar psikologjike të saj”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident trafiku në Ferizaj, një person i lënduar, dëmtohet edhe një lokal

Një aksident trafiku ka ndodhur ku ka mbetur njw person i lwnduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj. Sipas zëdhënësit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img