21,12,2024

Aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” nis edhe sivjet në Ferizaj

Must Read

Me një grumbullim simbolik të mbeturinave tek palestra e sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj si dhe përgjatë rrugës “Brahim Ademi”, ka filluar aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”.

Në kuadër të aktiviteteve për pastrimin e ambientit kudo edhe komuna e Ferizajt i është bashkuar sot aksionit nacional të titulluar “Ta pastrojmë Kosovën”.

Autoritetet komunale të shoqëruara nga shoqatat ambientaliste, drejtues të FSK-së, policisë së Kosovës, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, drejtues të dy ndërmarrjeve publike “Ambineti” dhe “Pastërtia” i janë bashkuar këtij aksioni për heqjen e mbeturinave.

Kenan Gashi nga rrjeti i organizatave “Avonet”, tha se sot kemi të bëjmë me një aktivitet ndërkombëtar ku edhe Kosova ka vendin e saj. Përmes këtij aktiviteti nacional shtetëror “Ta pastrojmë Kosovën” komuna e Ferizajt po jep kontributin e vet me të gjitha përpjekjet dhe infrastrukturën ligjore, në mënyrë që të kemi një ambient të pastër.

E nga ana tjetër drejtori i ndërmarrjes “Ambineti” Izet Rushiti, u shpreh se duhet një vetëdijsim më i madh i qytetarëve ferizajas në mënyrë që të kemi një qytet më të pastërt.

“Sigurisht prej punëve të përditshme, në pastrimin e ambienteve që i kemi çdo ditë shihet se duhet të ketë një vetëdijsim duhet të ndikohet tek popullata sepse vërtetë duhet ta mbajmë ambientin më të pastërt. Shihet se çdo ditë kemi mbeturina që hudhen çdo ditë nëpër parqe të ndryshme dhe në këtë mënyrë qytetaret duhet të kenë një kujdes më të shtuar”, tha Rushiti.

Ndërkaq zëdhënësi i kompanisë publike “Pastrëtia”, Arbër Ibrahimi , tha se kjo kompani këtij aksioni i është bashkuar me të tri njësitë e saja që operojnë në rajonin e Ferizajt.

Deponitë e mëdha ilegale janë një sfidë e shpeshtë edhe për autoritetet lokale të Ferizajt. Paralajmërohet se roli i inspektorëve do të jetë më i fuqishëm ditëve të ardhshme në mjediset ku vërehet se qytetarët të pandërgjegjshëm hedhin mbeturina pa pasur frikë se mund të dënohen nga dikush.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img