28,12,2024

Aksion policor në Brezovicë, Prokuroria në Ferizaj jep detaje

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se në koordinim dhe bashkëpunim me (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.

Siç njofton prokuroria, transmeton Express, “qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.

Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.

Njoftim i plotë i Prokurorisë

Aksion i Prokurorisë Themelore në Ferizaj në zonën e Brezovicës

Ferizaj, 04 Gusht 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës, sot, janë duke realizuar një inspektim të jashtëzakonshëm në zonën e Brezovicës, i cili është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme.

Qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Lidhur me këtë rast, në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Prokurori i Shtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img