13,07,2025

Aksion i gjerë i policisë në Shtërpcë

Must Read

Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Rasim Maloku.

“Po zbatohet një urdhëresë e Gjykatës, ndërsa po bastisen pesë lokacione që i kontrollojnë strukturat ilegale në Shtërpcë”, tha prokurori Maloku.

Ndryshe, siç u bë e ditur aksioni në fjalë nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por që ndërlidhet me disa prej të arrestuarve të Brezovicës, e që si struktura ilegale kanë menaxhuar me kamerat e sigurisë.

Përmes këtyre kamerave janë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe të institucioneve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy shoferë ndëshkohen për shpejtësi të tejkaluar në Ferizaj, njërit i konfiskihet edhe makina

Ferizaj, 13 korrik 2025Më 13.07.2025, rreth orës 16:00, në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, Njësia e Komunikacionit Rrugor ndaloi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img