12,07,2025

Aksidentohet makina e policisë, ka të lënduar (Foto)

Must Read

Rreth orës 15:35 në rrugën “Ramadan Rexhepi” përballë Spitalit të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku është goditur makina e policisë.

Makina e policisë është goditur nga një makinë me tabela të huaja e cila ka dashur të kyqet në komunikacion pa u siguruar se ka makina tjera në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë Kanun Veseli.

“Rreth orës 15:30 një makinë me tabela të huaja ka goditur makinën e policisë përballë Spitalit të Ferizajt. Edhe pse makina e policisë ka qenë në aksion dhe me drita rrotative, makina e cila ka dalë nga parkingu nuk i ka kushtuar kujdes sigurisë dhe ka provuar të kyqet në komunikacion me ç”rast ka goditur makinën e policisë. Nga ky aksident është lënduar një efektiv i policisë të cilit po i jepet ndihma e parë në Emergjencën e Ferizajt” ka thën ,ëdhënësi Veseli për FerizajPress.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kolapson sistemi i policisë maqedonase, rikthehet kontrolli i dyfishtë me Kosovën, kolona të gjata në kufi

Qendra për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se sot është raportuar rënia e sistemit të Policisë së Maqedonisë së Veriut...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img