25,12,2024

Aksidenti në hyrje të Shtimes, prokurori i rastit jep detaje: Pos katër të vdekurve, janë edhe dy të lënduar rëndë

Must Read


Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në rrugën Ferizaj – Shtime, si pasojë katër persona kanë humbur jetën.
Nga aksidenti rrugor në hyrje të Shtimes ku humbën jetën katër persona dhe kanë arritur të mbijetojnë dy persona të tjerë.

Prokurori i rastit thotë se na aksident janë përfshirë dy vetura derisa vetura e tretë për të evituar përplasjen ka rënë në hendek.
“Në një automjet dyshohet se kanë qenë katër persona, në automjetin tjetër të aksidentuar janë dy të plagosurit që janë në gjendje të rëndë, derisa vetura e tretë duke tentuar të shmangur përplasjen ka lëshuar rrugën dhe ka rënë në hendek”, deklaroi prokurori i rastit, Besnik Nuredini.

Nga ana tjetër koloneli Kanun Veseli, tha se njëri nga ata që humbën jetën është 21-vjeçar tjetri 23-vjeç derisa dy personat tjera janë të moshës rreth 40 vjeçarë.

Drejtori i Spitalit të Ferizajt ka thënë se të mbijetuarit janë një grua shtatzënë dhe burri i saj, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.
Ai tha se gruaja ka fraktura në këmbë si dhe krahun e thyer.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img