01,07,2025

Aksidenti në Ferizaj, dy persona përfundojnë në Emergjencë

Must Read

Në Ferizaj sot ka ndodhur një aksident trafiku ku janë ndeshur një fugon dhe një veturë, dhe si pasojë e kësaj kanë përfunduar të lënduar dy persona.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizjat, Kanun Veseli, ka thënë se dy persona po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt, teksa Njësia e Komunikacionit po e heton rastin.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete”, ka thënë Veseli .

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Veseli.”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Me datë 30.06.2025 rreth orës 23:00, në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, ka ndodhur një rast i sulmit ndaj...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img