03,07,2025

Aksident tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën shoferi

Must Read

Sot më 4 janar 2025, rreth orës 07:10, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka deklaruar se në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa vendore.

Ekipet e Policisë së Njësisë së Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Nga hetimet e para dyshohet se shoferi i veturës, derisa ishte duke qarkulluar nga Ferizaj në drejtim të Prishtinës, me të arritur në fshatin Prelez i Jerlive, e humb kontrollin mbi drejtimin e veturës dhe kalon në anën e majtë të rrugës, duke goditur fillimisht ulësen në pikëstacionin e busëve dhe ndalet në rrethojat e një autosalloni”, ka deklaruar Veseli.

Një ekip mjekësor nga Qendra Emergjente e Ferizajt konstatoi se shoferi kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një ekipë e mjekëve nga Qendra Emergjente e Ferizajt, të cilët kanë konstatuar se shoferi F.I – 37 vjeçar është pa shenja jete. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka dalë edhe ai në vendin e ngjarjes dhe me vendim të tij, trupi i pajetë i është liruar familjarëve”, ka shtuar Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img