Lajme

Aksident trafiku, vetura del nga rruga [FOTO]

By FerizajPress

April 20, 2016

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite, në rrugën Pejë-Prishtinë, konkretisht te e ashtuquajtura “Përpjetëza e Dollcit”, raporton GazetaBlic.

Si pasojë, njëra prej veturave të përfshira në aksident, ka dalë tërësisht nga rruga dhe ka rënë poshtë saj. Kështu ka treguar për Gazetën Blic, një qytetar i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.

Ndonëse ky aksident nuk ka qenë fare i lehtë, nuk dihet akoma për dëme në njerëz.

Megjithëkëtë, GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar me kohë. /GazetaBlic/