25,01,2026

Aksident trafiku në Kllokot: Vdes një person

Must Read

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Kllokot-Viti.
Lajmin për Gazetën Monitor e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura civile.

“Fatkeqësisht njëri nga shoferët ka vdekur. Në këtë aksident që ka ndodhur në rrugën Kllokot-Viti kanë qenë të përfshira dy vetura civile. Personi që ka humbur jetën është dërguar fillimisht në spitalin e Gjilanit dhe për shkak të natyrës së rëndë të plagëve është dërguar në Prishtinë por fatkeqësisht nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve”, ka thënë Hashani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img