10,01,2026

Aksident trafiku në Ferizaj, një person i lënduar, dëmtohet edhe një lokal

Must Read

Një aksident trafiku ka ndodhur ku ka mbetur njw person i lwnduar në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në automjet, në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit.

“Ju njoftojmë se sot, më datë 07.07.2025, rreth orës 14:45, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj (afër kryqëzimit me rrugën “Enver Topalli”) në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident është përfshirë një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale në automjet, janë shkaktuar dëme edhe në një lokal, një shenjë të komunikacionit dhe një dru dekorativ. Nga aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit”, deklaroi Veseli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img