05,11,2025

Aksident trafiku me fatalitet në rrugën Ferizaj-Shtime, vdesin dy persona

Must Read

Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 05:35 minuta ,në rrugën
Ferizaj-Shtime,në dalje të fshatit Koshare, kanë humbur jetën dy persona .
Sipas raporteve të para,rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës Audi ( A.B.
m/sh/k , 40 vjeçar) , duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të
rrugës ,humb kontrollin mbi automjetin dhe kalon në anën e kundërt të
drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge , me ç’rast vozitësi dhe
pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishin ndërruar
jetë.
Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e
mjekësisë ligjore për obduksion, thuhet në raportin e policisë.

Me rast janë duke u marr hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim
me Prokurorin e Shtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img