10,06,2025

Aksident përballë sheshit Kemajl Hetemi (Video)

Must Read

Ferizaj.05.08.2017. Në orët e mbremjes në rrugën “Rexhep Bislimi” përball sheshit “Kemajl Hetemi” ka ndodhur një aksident komunikacioni. Sipas dëshmitarëve të rastit nuk ka pasur të lënduar por dëmet materiale nuk janë të vogla.
Kjo rrugë në të cilën komunikacioni zhvillohet në katër korsi vazhdimisht po paraqet rrezik edhe per kalimtarët të cilët kalojnë nga njëra anë në tjetrën. Rrezik po paraqet edhe për makinat të cilat po kalojnë nga njëri drejtim në tjetrin.

Edhe në rrugën “Driton Islami” situata si duket nuk është aspak më mirë dhe do të paraqet rrezik potencial për aksidente pasi presioni i bizneseve bëri që qeveria komunale projektin e pjesës ndarëse me bariera ta anulojë dhe tani duket se ajo pjesë në mes po asfaltohet. Gjithë kjo me arsyetimin se klientët nuk do të mund tē kalojnë nga njëra anë në tjetrën edhe pse rrethrrotullimi me i larget është vetëm 500 metra.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndahet nga jeta veterani i arsimit, profesor Azem Llabjani

Ferizaj, 8 qershor 2025 — Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img