Tre persona kanë humbur jetën sot në aksident të rënd trafiku në fshatin Duhël. Viktimat janë prej moshës 20 deri 23 vjeç.
Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe dy kamion.
Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998, V.H viti i lindjes 1999.
Policia ka konfirmuar këtë informacion për Gazetën Express
“Mund të konfirmoj si aksident në Duhël, ku dyshohet se kanë humbur jetën tre persona”, tha policia.
Në vendin e ngjarjes ka dalur policia, emergjenca dhe prokuroria. Ndërsa, kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka ngushëlluar familjet dhe ka thënë se viktimat janë dy nga Prishtina dhe një nga Lipjani.
Ndryshe, numri i aksidenteve me fatalitet është shtuar së fundi. Për këtë Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunkacion.
Express ka raportuar në vazhdimësi për rritjen e numrit të aksidenteve në komunikacion. Vetëm këtë vit në aksidente të rënda kanë humbur jetën rreth 20 persona.