11,09,2025

Aksident në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, vetura i shkatërron lokalin e këpucëve (Foto)

Must Read

Ferizaj– Në orët e hershme të ditës së sotme një veturë në rrugën kryesore të qytetit “Dëshmorët e Kombit”, ka humbur kontrollin dhe  ka goditur një lokal të këpucëve në Ferizaj.

Me këtë rast  lokalit i janë shkaktuar dëme të mëdha material.

Pronarët e lokalit janë shprehur të habitur  se si ka mundur që makina  të  nxjerr edhe  shtyllën e betonit e cila ishte nga materiali i fortë dhe me armaturë.

Sipas pronares së lokalit, e cila rreth orës 02:00 të mëngjesit ishte njoftuar nga policia e trafikut,  në makinë ishin dy të rijnë të cilët përveç dëmeve material në makinë nuk kishin pësuar lëndime.

Mbrëmë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ora 03 e 30 minuta, një automjet i tipit ‘’Mercedes’’ ka qarkulluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka kumbur kontrollin mbi mjetin dhe kështu ka goditur këtë shitore duke i shaktuar dëme të mëdha materiale. Sipas raportit të policisë shoferi nuk është i lënduar, por vozitësi ka qenë nën ndikim të alkoolit, pasi që policia i ka bërë alkohooltestin dhe ka dalë që ai ishte i dehur. Sipas raportit që kam përpara nuk ceket që ka qenë edhe dikush tjeter në makinë”, tha Xhokli.

Në stacionin e policisë në Ferizaj,  njoftuan se pas përfundimit të procedurave shoferi është liruar ndërsa pas kompletimit të dosjes ky rast dërgohet në Gjykatën Themelore të Ferizajt.

13231047_10207702994111191_954786963_n 13219985_10207702994271195_1396526023_n 13183009_10207702994391198_90984066_n 13233276_10207702994471200_964252656_n 13162292_10207702994631204_1766394587_n 13230987_10207702994951212_1001294004_n 13233378_10207702995151217_1481434353_n

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img