Rreth orës 10:00 në rrugën “Brahim Ademi” në fillimin ne rrugës me katër korsi ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete udhëtarësh .
Zëdhënësi i policisë Agim Gashi ka bërë të ditur se në këtë aksident dy persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe po trajtohen në emergjencën e Spitalit të Ferizajt.
Automjetet siç shihet edhe në foto kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Por ajo që habit është pjesa e kësaj rruge e cila ka mbetur e pa rregulluar dhe paraqet rrezik permanent për pjesëmarrësit në komunikacion. Behët e ditur se Ministrisë se Infrastrukturës disa herë i është kërkuar që të bëjë zgjidhje për këtë pjesë por ende nuk ka ndonjë hap konkret në këtë drejtim.