Një 17 vjeçar me inicialet M.S.e ka humbur jetën gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 00:22 minuta, në rrugën ,,Enver Topalli” në Ferizaj.
Sipas hetimeve të para nga vendi i ngjarjes, deri te aksidenti fatal ka ardhur derisa ngasësi, tashmë i ndjeri, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe është përplasur në shtyllën e betonit.
Në vendin e ngjarjes kan dalur njësitet policore dhe ndihma e shpejtë,ku viktima është dërguar në spitalin e qytetit dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili e ka autorizuar Njësinë Rajonale të Trafikut që të merret me hetimin e rastit, ndërsa ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.