Ferizaj

Aksident nē Dubravë të Ferizajt

By FerizajPress

April 11, 2016

Në hyrje të fshatit Dubravë të Ferizajt para pak çastesh ka ndodhur një aksident komunikacioni.

Aksidenti është shkaktuar pasi që drejtuesi i automjetit ka humbur drejtimin dhe ka goditur shtyllën e rrymës elektrike.

Njëri nga udhëtaret  I.H  i cili gjendej në makinë tha për Ferizajpress se  aksidenti ka ndodhur pasi  kanë kaluar kthesën dhe vozitësi ka humbur drejtimin.

Me këtë rast vozitësi i  makinës A.M  nga Ferizaj (rreth moshës 30 vjeçare) ka marrë lëndime të lehta trupore dhe sipas mjekut kujdestarë në  Emergjencën e Spitalit është jashtë rrezikut për  jetë.

Si pasojë e këtij aksidenti është këputur edhe shtylla elektrike e cila ka lënë  këtë pjesë pa  furnizim me rrymë elektrike

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin, raporton FerizajPress.com nga vendi i ngjarjes.

Eedhe ekipet e KEDS-it  gjenden në vendin e ngjarjes dhe po mundohen ta nxjerrin makinën e cila është bllokuar nga shtylla elektrike./ferizajpress.com