22,06,2025

Aksident me fatalitet në Mirosalë të Ferizajt – Humb jetën 65-vjeçari

Must Read

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Mirosal, lagjja Cakaj të komunës së Ferizajt, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

Nga polocia bëjnë të ditu se rreth orës 12:15, automjeti i tipit Golf, me drejtues Selim Bytyqi, 65 vjeçar, ishte duke lëvizur nga fshati Pojat në drejtim të Mirosalit, kur shoferi humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli jashtë rrugës.

Automjeti u përplas në një shtyllë betoni të rrjetit elektrik, ku përplasja fatkeqe rezultoi fatale për vozitësin.

Në vendin e ngjarjes intervenuan njësitë relevante të Policisë dhe emergjenca, ndërsa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e vozitësit në vend.
Sipas deklarimeve të familjarëve, viktima kishte qenë duke u trajtuar për probleme me zemër, dhe ekziston dyshimi se një komplikim shëndetësor mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremonitë mortore.

Policia ka iniciuar rastin si “Aksident trafiku me fatalitet”, dhe po hetohen të gjitha rrethanat që çuan në këtë humbje tragjike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zjarr në Ferizaj: Dëmtohen tri vetura, arrestohet 38 vjeçari

Një incident i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në rrugën “Brahim Ademi“, në Ferizaj. Lidhur me rastin është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img