Ferizaj

Aksident komunikacioni në qendër të Ferizajt, një i lënduar (Foto)

By FerizajPress

April 21, 2016

Rreth orës 16  në qendër t Ferizajt,prapa postës kryesore, ka ndodhur një aksident komunikacioni i cili ka bllokuar komunikacionin  në qytet.

Në këtë aksident është  lënduar  një udhëtar i cili është dërguar  në emergjencën e spitalit të Ferizaj.

Sipas  dëshmitarëve okular deri te aksidenti ka ardhur  për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në këtë pjesë të rrugës.

Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.