Ferizaj.16.07.2018. Rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Rastin e ka konfirmuar edhe Nexhat Xhokli nga policia rajonale e Ferizajt
“ Në aksident janë përfshirë dy vetura me tabela vendore. Me këtë rast tre udhëtarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarëve u është dhënë ndihma ë e parë në vendin e ngjarjes dhe janë lënë të lirë” ka thënë Xhokli.
Policia e trafikut është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin
Policia ka bërë apel te drejtuesit e makinave që të kenë kujdes në vozitje dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, në këto ditë kur kominikacioni është shumë i ngarkuar.
Ndryshe ditë më parë nga një aksident komunikacioni në hyrje të Ferizajt një qytetarë ka humbur jetën dhe tre persona kanë pësuar lëndime të rënda.
Aksident komunikacioni në hyrje të Ferizajt
Share
Të ngjashme:

