21,04,2025

Aksident komunikacioni me fatalitet

Must Read

Me datën 09.05.2021 rreth orës 16:12 në fshatin Carralevë të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet
civil i udhëtarëve dhe dy këmbësorë ( fëmijë, të lindur në vitin 2013 ).
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën Shtime –Prizren dhe me të arritur në
fshatin Carralevë, për shkak të mospërshtatjes të shpejtesisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, humbë kontrollin mbi automjet dhe
kalon në shiritin e kundërt të levizjes dhe i godet dy këmbësoret në trotuar.
Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit, fillimisht lëndime të rënda trupore marrin dy këbësorët, të cilët pasi marrin ndihmën e parë
mjekësore në QKMF-Shtime, dërgohen në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Më pas, të dy këmbësorët nuk kanë mundur
ti mbijetojnë lëndimeve të rënda trupore dhe kanë ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë .
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, drejtuesi i automjetit , V.M ( M/SH/K ) është ndaluar për 48 orë .
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor e drejtorisë rajonale të policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme në lidhje me këtë rast.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Iu dha lamtumira e fundit gazetarit ferizajas Sylejman Shaqiri, ish Drejtorit Gjeneral të RTK-së

Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit të mirënjohur ferizajas, ish drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img