15,09,2025

Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, shtatë të lënduar

Must Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:10 minuta në rrugën magjistrale Ferizaj –Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona, 4 prej tyre janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

Lajmi është konfirmuar nga Policia në Ferizaj.

“Sonte në ora 19:10 në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë ka ndodhur një aksident ku të përfshira ishin dy automjete civile të udhëtarëve me targa vendore . Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë marr 7 persona , prej tyre 4 janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK – Prishtinë , ndërsa 3 po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj.Njësia e Komunikacionit Rrugor po e heton këtë rast”, njoftoi policia.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img