14,09,2025

Aksident i rëndë në Kaçanik

Must Read


Para pak minutave ka ndodhur një aksident trafiku te Fusha e Pajtimit në Kaçanik.
Si pasojë e këtij aksidenti të lënduar janë pesë persona.

Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe po merren me rastin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar rastin teksa bëri të ditur se në aksident ishin të përfshira dy automjete.

Të lënduarit nga ky aksident tashmë janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Spitalore në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

“Sot rreth orës 16:22 është raportuar një rast aksident komunikacioni me lëndime , ne rrugën magjistrale Ferizaj Kaçanik , tek vendi i quajtur Fusha e Pajtimit . Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete të udhëtarëve. Si pasojë e këtij aksidenti veç dëmeve të shkaktuara materiale , lëndime trupore kanë pësuar 5 persona të cilët po trajtohen në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha ai.Tutje Veseli shtoi se lidhur me rastin ,veç njësive policore janë angazhuar auto-ambulanca, zjarrfikësit si dhe Policia Rajonale e Komunikacionit të Ferizajt po e heton rastin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img