Në magjistralen Hani Elezi-Kaçanik rreth orës 13:00 ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku sipas dëshmitarëve ka edhe të lënduar.
Një qytetarë nga Hani Elezit ka dërguar në redaksinë e FerizajPress disa foto nga një aksident i cili ka ndodhur në hyrje të tunelit të dytë në drejtim të Kaçanikut.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës Agim Gashi.
“Në këtë aksident përveç dëmeve materiale, dy shoferët e veturave kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Rruga më pas është hapur shumë shpejt dhe është e lire për qarkullimin e veturave”, ka thënë Gashi.